19 Nëntor 2024

Çështja e sigurisë frenon zhvillimin ekonomik në Amerikën Latine

New York, 14 nëntor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD) publikoi të martën një raport të ri, ku thuhet se çështja e sigurisë frenon zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendeve të Amerikës Latine, duke bërë thirrje që këto vende të bashkërendojnë verpimet e përbashkëta politike për zgjidhjen e këtij problemi rajonal.

PNUD-i organizoi një konferencë shtypi në Nju-Jork dhe publikoi \"Raportin e Zhvillimit Njerëzor të Amerikës Latine 2013-2014\".

Shefja e PNUD-it, Helen Clark tha se vitet e fundit në Amerikën Latine është ulur niveli i varfërisë si dhe pabarazia, është regjistruar një rritje e konsiderueshme ekonomike dhe u përmirësuar standardi i jetesës. Por nga ana tjetër, tha ajo, janë shpeshtuar rastet e dhunës dhe krimit.

Clark vuri në dukje se 50% e ameriko-latinëve pranojnë se përkeqësimi i situatës së sigurisë dëmton bazën e zhvillimit njerëzor, besimin, lirinë si dhe të drejtat e njeriut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)