Çertifikohen inspektorët dhe mbledhësit e rinj tatimor

Prishtinë, 26 mars - Në prani të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala dhe Drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, 33 inspektorët dhe mbledhësit e rinj tatimor u çertifikuan dhe bënë betimin e tyre për respektim të ligjit dhe punë të përgjegjshme .
Ministri për Ekonomi dhe Financa, Ahmet Shala, me këtë rast përshëndeti dhe përgëzoi inspektorët e rinj tatimor dhe u shpërndau certifikatat, detyra e inspektorit është detyrë e shenjt dhe është nder për juve që keni mundësinë ti shërbeni shtetit të Kosovës. Ai njëherit kërkoi nga inspektorët dhe mbledhësit e rinj tatimor që të kryejnë me nder dhe profesionalizëm detyrat e tyre. Shteti ka nevoje për juve, ne kemi nevoje për shtetin, shtoi ministri Shala.
Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, duke përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit për realizimin e misionit të shenjt të ATK-së, kërkoi nga ata që gjatë shërbimit në ATK të kryejnë me besnikëri detyrat të cilat u janë besuar dhe të respektohen të drejtat njerëzore, të mos keqpërdoret pozita për përfitime materiale dhe gjithashtu tiu binden udhëzimeve të plotfuqishme të ATK-së.