Certifikohen 43 zyrtarë për hetime financiare
Prishtinë, 14 shtator - Sot në ambientet e Policisë së Kosovës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur ceremonia e certifikimit të 43 zyrtarëve nga agjensionet e ndryshme të Kosovës.
Programi i trajnimeve është financuar dhe mbështetur nga Departamenti i Thesarit Amerikan në të cilin janë përfshirë dy trajnime.
Trajnimi i parë ka qenë i dedikuar për trajnim të trajnerëve të teknikave të avancuara për Hetime Financiare në të cilin janë përfshirë 5 agjencione, ndërsa trajnimi i dytë ka përfshirë trajnimet për Teknikat e Avancuara të Hetimeve Financiare në të cilin janë përfshirë zyrtarë nga të gjitha agjencionet që merren me hetimin e krimeve financiare.
Zyrtarët e certifikuar në këtë trajnim i takojnë agjencioneve si: Policia e Kosovës, Doganat, Prokuroria, Departamenti i Lojërave të Fatit, Njësia e Hetimeve Tatimore, Njësia e Inteligjencës Financiare, Menaxhimi i Aseteve dhe nga Banka Qendrore e Kosovës.
Në këtë ceremoni solemne morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, Bedri Hamza Ministër i Financave, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovës zonja Tracey Jacobson, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni dhe përfaqësues-expert nga Departamenti i Thesarit Amerikan,.
Përkrahjen që SHBA-ja ka dhënë institucioneve të Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve në fushën e sundimit të ligjit përmes trajnimeve, është vlerësuar lartë nga folësit në këtë ceremoni dhe njohurit e fituara në këtë trajnim do të vihen në zbatueshmëri për të luftuar kriminalitetin financiar në vendë nga të gjitha agjencionet.