06 Nëntor 2024

Çertifikohen 220 zyrtarë të prokurimit

Prishtinë, 10 prill - Drejtori i misionit të USAID-it James Hope do të flasë në ceremoninë e organizuar për nder të 220 zyrtarëve të prokurimit nga institucione të ndryshme të Kosovës.  

Programi i USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogariudhënëse siguroi trajnimin nga Prokurimi Themelor për 220 zyrtarë të prokurimit nga komunat dhe institucionet e ndryshme të Kosovës. 

Çertifikimi nga fusha e prokurimit është detyrim ligjor për të gjithë zyrtarët e prokurimit ndërsa trajnimi të cilin e kanë vijuar do të sigurojë që ata të kryejnë detyrat e tyre me efiçencë dhe efektshmëri.

USAID-i përmes aktiviteteve të tij mbështet përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve qeveritare dhe agjencive të pavarura të Kosovës për forcimin e llogaridhënies dhe efektshmërisë në prokurimin publik me qëllim të përmirësimit të shërbimeve publike dhe rritjes së besimit të publikut, veçanërisht në nivelin komunal.       

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)