29 Prill 2024

Çekët të interesuar të investojnë në teknologjinë e mjedisit

Prishtinë, 16 shtator - Kosova dhe Çekia kanë perspektiv dhe interes të përbashkët për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik u vlerësuar në takimin e sotëm të Forumit Biznesor Çeko –Kosovar për teknologjinë e mjedisit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka theksua se bashkëpunimi ekonomik është çelës i stabilitetit dhe zhvillimit politik jo vetëm ne Kosovë por edhe ne rajon, dhe për këtë arsye vizita e delegacionit Çek është i rëndësie te veçante.

Kryetari i OEK-ut tha se ky takim ka për qëllim që të shihen vlerat e Kosovës, së dyti bisedohet për mundësit e investimeve dhe e treta me vizitën e tyre ta përmirësojnë imazhin e dobësuar te Kosovës kudo ne Evropë.

“Ajo çka dëshirojmë te krijojmë ne te ardhmen është partneriteti i mirëfilltë me te gjitha shtetet mike. Nuk mjafton te jemi aktiv vetëm ne biseda dhe çështje politike  por duhet te jemi pragmatik ne aspektin ekonomik dhe bashkëpunimi ekonomik është ai qe ofron jo vetëm popuj por edhe shtete mes vete e kjo i duhet Kosovës”, tha Gërxhaliu.

Ai theksoi se Kosova është e vetëdijshme se për  tërheqjen e investimeve, për të qene atraktiv për investitorët e huaj duhet te krijohet një ambient  te volitshëm.

“Besoj qe biznesmen nga Çekia do te vijnë ne Kosovë, pasi që është duke u avancuar edhe ne infrastrukturën fizike por edhe ne atë ligjore, me legjislacion të harmonizuar me standardet evropiane. Kjo mjafton qe ta krijoni një bindje, te mos hezitoni te jeni aktiv ne Kosovë por te gjeni partneritet dhe ti gjeni format e avancuara te bashkëpunimit ekonomik”, tha kryetari Gërxhaliu .

OEK do te jete një mbështetës i forte i këtyre aktiviteteve dhe do t’ju përkrah ne çdo hap dhe mbi te gjitha e keni një ambasadë dhe një ambasadore shume aktive me te cilën keni arsye te mburreni, prandaj përkrahjet institucionale ne krijimin e bashkëpunimit ekonomik nuk do te mungojnë. Ka kryetari i Odës.

“Kur e  analizoni Kosovën mos llogaritni ne 2 milion e gjysmë banor por llogaritni një treg prej 26 milion banoreve të cilët janë pjesë e marrëveshjes së CEFTA -së.”, porositi Gërxhaliu.

Ndërkaq Janina Hrebickova, Ambasadore e Republikës së Çekisë ne Kosovë vlerësoi së krahasuar me periudhën e mëparshme Kosova ka bërë një hapë të rëndësishëm përpara.

“Jam shume e lumtur qe po shoh se koleget biznesmen çek dhe kosovar  janë shume miq mes veti. Gjithashtu jam e lumtur qe shoh se njerëzit nga biznesi që janë të miqësuar mund te merren vesh për ato forma te investimet edhe përkundër faktit se shteti është vetëm dy vjet e gjysmë i ri”, ka thënë ambasadorja Çeke duke vlerësuar se Kosova në shumë fusha ka përparësi të rëndësishme për të investuar.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)