20 Nëntor 2024

Çekët kundër euros, sllovakët e mbështesin

Pragë, 15 maj - Çekët nuk janë shumë në favor të monedhës së përbashkët evropiane, nga ana tjetër fqinjët e tyre sllovakë në një kuadër kompleks shprehen të kënaqur për miratimin e përdorimit të saj në vendin e tyre, sipas një sondazhi të realizuar nga agjencia \'\'Nms Market Research\'\', në Republikës Çeke dhe në Sllovaki.

Nga të dhënat rezulton se vetëm 7 për qind e çekëve do të ishte pro vënies në përdorim të monedhës evropiane, ndërsa 77 për qind e tyre preferon ruajtjen e monedhës kombëtare, koronës çeke.

Republika Çeke, anëtare e BE-së që prej vitit 2004, ende nuk i ka përcaktuar termat për miratimin e euros.

Presidenti Milosh Zeman ka përsëritur disa herë faktin që vendi mund të bëhej një anëtar i rajonit të eurozonës brenda pesë viteve, por Banka e Emetimit Çek (CNB) e sheh një eventualitet të tillë me një skepticizëm të theksuar.

Në Sllovaki, vend i anëtarësuar në rajonin e zonës euro në vitin 2009, 51 për qind e të intervistuarve u shpreh në favor të euros.

Rikthimi në monedhën kombëtare do ta mbështesnin jo më shumë se një e treta e sllovakëve, kryesisht të rinjtë dhe shtresa me një arsimim të ulët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)