Çdo vit Qeveria ndan 15 milion euro për misionet diplomatike
Prishtinë, 7 janar - Përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës jo vetëm dështuan gjatë vitit 2013 që të përmirësojnë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, por me veprimet e tyre rrënuan edhe më tepër një imazh të tillë.
Misionet diplomatike të Kosovës po ashtu u shndërruan në çerdhe për punësimin e familjarëve dhe militantëve partiakë, duke e anashkaluar kështu dërgimin e personave më kompetentë në Ambasada, sipas \"Zërit\".
Madje shumë prej diplomatëve kosovarë u dërguan në vendet e ndryshme të BE-së pa qenë në gjendje të komunikojnë në gjuhën angleze.
Për të gjitha misionet diplomatike të Kosovës, nga buxheti i Kosovës çdo vit ndahen nga 15 milionë euro.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar ditë më parë se Republika e Kosovës në dy-tri vitet e fundit ka pasur përmirësim të imazhit në botë.
/Zëri/