Çdo gjerman ka më shumë se 16.050 euro borxhe
Berlin, 28 shtator - Borxhet e Federatës, landeve, komunave dhe të sigurimeve sociale në Gjermani arritën në fund të vitit 2010 në më shumë se dy bilionë euro.
Siç bëri të ditur Zyra Federale e Statistikave, kjo sjell një barrë financiare statistikore prej 24.900 euro për çdo qytetar.
Pjesa më e madhe e borxheve bie te federata me 16.050 euro për qytetar.