Carlos Slim më i pasuri në botë do të investoj në Turqi
Meksiko City, 27 shkurt - Biznesmeni meksikan Carlos Slim Helu i cili zë vendin e parë ndër personat më të pasur në botë po kërkon mundësitë e investimit në Turqi të cilën e ka përkufizuar me fjalët "ylli i shkëlqyer i botës".
Kryetari i Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë i Këshillit të Unionit të Dhomave dhe Bursave të Turqisë, Rifat Hisarxhëkllëollu, shkoi në mbledhjen e Këshillit të Biznesit Turqi-Meksikë, organizuar në Mexico City dhe atje u takua me afaristin meksikan Carlos Slim, që vitin e kaluar është treguar si personi më i pasur në botë.
Pas këtij takimi, Hisarxhëkllëollu kishte thënë se Carlos Slim është shumë i interesuar me Turqinë dhe se ai kërkon mundësitë e bërjes së investimit në Turqi.
"Carlos Slim, pasuria e të cilit tregohet të jetë rreth 70 miliardë dollarë, interesohet me mundësitë e investimit në Turqi në veçanti në fushën e telekomunikacionit", tha Hisarxhëkllëollu dhe shtoi se ai mendon të investojë edhe në fusha të tjera tërheqëse.
Hisarxhikllëollu bëri të ditur se ai e ka ftuar Carlos Slim-in në Turqi dhe se me mundësinë më të madhe ai do të vijë në Turqi në muajt e verës.