16 Nëntor 2024

Caritasi Zviceran nënshkruan marrëveshjen me Caritasin e Kosovës

Prishtinë, 29 prill - Caritasi Zviceran, Misioni në Kosovë, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Caritasin e Kosovës për ta mbështetur strategjinë e integrimit të komunitetit Rom, Ashkali, Egjiptas në nivel lokal; dhe kjo mbështetje është e bazuar në fillimin e fazës së projektit të ri për periudhën 2015 -2017.

Me këtë marrëveshje ne po hyjnë në fazën e re të projektit, që është vazhdimi i angazhimit të Caritasit të Kosovës drejt përfshirjes sociale të komunitetit RAE, jo vetëm në Prizren, por duke përfshirë edhe angazhimin tonë në Gjakovë, Prizren dhe Mitrovicë.

Caritasi i Kosovës mbetet i përkushtuar që ta mbështesë zhvillimin e komuniteteve RAE si dhe aspektin social, arsimor dhe kulturor duke qenë avokues i tyre në institucionet e Kosovës - theksoi Don Viktor Sopi, Drejtor i Përgjithshëm i Caritasit të Kosovës.

Projekti i mbështetur financiarisht nga Caritasi Zviceran është në harmoni me Strategjinë Kombëtare të Kosovës për Integrimin e Komuniteteve RAE dhe ratifikimi i sotëm e konfirmon mbështetjen e partnerit tonë kosovar.

Caritasi i Kosovës do t’i koordinojë aktivitetet e organizatave të shoqërisë civile të këtyre komuniteteve në avokim dhe lobim; për më tepër, ai do ta përforcojë bashkëpunimin me autoritetet lokale dhe zyrtarët e zgjedhur - theksoi Kreshnik Basha, Shefi i Misionit të Caritasit Zviceran;

Donatorët kryesorë të projektit \"Integrimi i Komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Prizren\" janë Principata e Lihtenshtajnit, SDC, dhe Caritasi Zviceran.
 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)