03 Maj 2024

Cameron: Unioni bankar të jetë vetëm në Eurozonë

Londër, 30 qershor - "Nuk duam që kontribuesit britanikë të jenë përgjegjës për bankat e vendeve të tjera dhe kërkoj që të jetë Banka e Anglisë ajo që do të mbikëqyrë bankat britanike", deklaroi kryeministri britanik, David Cameron, në Bruksel.

"Nuk jam dakord me projektdeklaratën që sugjeronte një ide se unioni bankar mund të zbatohej në të gjithë Bashkimin Evropian, duhet të vihet në zbatim vetëm në vendet e eurozonës", theksoi Cameron.

''Mund të pranojmë faktin që Italia, Spanja, Franca dhe Gjermania do ta sfidojnë njëra-tjetrën në futboll, por kur bëhet fjalë për eurozonën duhet të jenë të gjithë në të njëjtin mendim'', deklaroi David Cameron.

''Kjo nënkupton të bëjnë atë çka është e nevojshme me qëllim që monedha e tyre e përbashkët të ketë sukses'', deklaroi dje kryeministri britanik, David Cameron, në Bruksel, në përfundim të samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të bllokut evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)