19 Nëntor 2024

Cameron nxit reformimin e Eurozonës

Londër, 25 janar - Kryeministri britanik David Cameron i bëri thirrje të enjten Bashkimit Europian të vazhdojë reformimin e mëtejshëm të Eurozonës, duke shprehur bindjen e tij që vendi i tij do të qëndrojë në Eurozonë pas reformës.

Në mbledhjen vjetore të Forumit Ekonomik të Davosit, Cameron vuri në dukje se ai nuk mund të shpërfillë pakënaqësinë e njerëzve për situatën e tanishme të BE-së. Sipas tij, BE-ja ka nevojë për reforma dhe gjithashtu duhet diskutuar për marrëdhëniet e reja mes Britanisë dhe Bashkimit.

Numri një i qeverisë britanike shtoi se në vitin 2017 do të zhvillohet referendumi për të vendosur qëndrimin ose jo të Britanisë në BE, por në të njëjtën kohë ai shprehu bindjen se bisedimet mes dy palëve do të dalin me sukses.

Asnjë monedhë nuk funksionon mirë pa mbështetjen e bashkimit bankar e fiskal dhe të politikave të përbashkëta, prandaj Eurozona së pari duhet të reformohet, theksoi David Cameron.

Kryeministri britanik përmendi gjithashtu nevojën e reformës në vendin e tij. Ai u shpreh që, për të siguruar vazhdimin e qëndrimit në eurozonë, Britania duhet të zbatojë strategji më të mira për çështje të ndryshme.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)