15 Maj 2024

Cameron kundërshton taksën evropiane për transaksionet financiare

Londër, 9 janar - Kryeministri britanik David Cameron përsëriti sot kundërshtimin lidhur me një taksë evropiane për transaksionet financiare, me përjashtim të rastit nëse ajo miratohet në nivel botëror.

"Një taksë për transaksionet që do të zbatohej vetëm në Evropë do të na sillte humbjen e vendeve të punës, do të na linte pa të ardhura fiskale, gjë që do të ishte e dëmshme për të gjithë Evropën", paralajmëroi Cameron gjatë një emisioni televiziv në BBC.

"Do ta kundështoj atë, me përjashtim të rastit kur pjesa tjetër e botës vendos në të njëjtën kohë për një taksë të tillë", shtoi kryeministri britanik, i shqetësuar për interesat e qendrës më të madhe financiare të Evropës, City.

"Nëse francezët duan ta vënë në zbatim këtë taksë për transaksionet financiare në vendin e tyre, janë të lirë ta bëjnë", shtoi ai.

Presidenti francez Nicolas Sarkozy deklaroi të premten se Franca nuk do të presë që partnerët e tjerë evropianë të bien dakord lidhur me çështjen e vendosjes së taksës për transaksionet financiare.

Megjithatë, ai nuk dha hollësi lidhur me datën e hyrjes së saj në fuqi, për të cilën sot këshilltari i posaçëm i presidentit, Henri Guaino, u shpreh se një vendim për këtë taksë mund të merret në fund të muajit janar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)