15 Janar 2025

Cameron kundër Unionit Bankar

Londër, 23 tetor - Kryeministri britanik David Cameron e ka bërë të qartë pozicionin dhe synimet e vendit të tij sa i takon unionit të ri bankar të Eurozonës.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Cameron tha se Britania nuk do të marrë pjesë në Unionin bankar, pasi bankat e vendit nuk do të mbikqyren nga BQE por vetëm nga Banka e Anglisë.

\"Eurozona ka nevojë për një Union bankar që të jetë funksional, kjo jo sepse kemi një treg të përbashkët, por për shkak të monedhës së përbashkët\", tha Kameron. Ai vuri në dukje se do të vendosë veton ndaj çdo përpjekjeje për të rritur buxhetin e Bashkimit Europian, në samitin e ardhshëm të BE-së.

Ndërkohë shumica e votuesve britanikë do te votonin për daljen nga Bashkimi Evropian të Britanisë, nëse do të votohej në një referendum, krahasuar me 34 për qind që janë pro qëndrimit të mëtejshëm. Rezultatet e një sondazhi tregojnë se kjo është shifra më e lartë që britanikët kundërshtojnë BE.

Por edhe vetë Kryeministri Cameron ka deklaruar se ai është në favour të një refendumi për anëtarësimin dhe, ndërsa BE pritet të filloj një propagandë sensibiluzuese pro Brukselit, në përpjekje për të përballuar ndjenjat anti-evropiane në kontinent.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)