17 Nëntor 2024

Cameron: Britania nuk ka nevojë të paguaj detyrimin 2 miliardë euro

Londër, 28 tetor - Kryeministri britanik David Cameron tha se Britania nuk ka nevojë të shtyhet për të paguar detyrimin 2.1 miliardë euro (2.67 miliardë dollarë) për buxhetin e BE-së.

Kameron këmbënguli se do të t\'i qëndrojë zotimit për të mos paguar këtë detyrim deri në afatin përfundimtar 1 dhjetor, pavarësisht paralajmërimit për një gjobë të konsiderueshme.

Britania dhe vendet anëtare u informuan për llogaritjet e reja buxhetore në samitin e BE-së javën e kaluar.

Kameron reagoi i irrituar javën e kaluar për buxhetin e ri, bazuar në të dhënat që tregojnë një rritje pozitive në ekonominë britanike dhe se Britania i detyrohej më shumë BE-së.

Ndërkohë, Kameron premtoi një referendum britanik për anëtarësimin në BE deri në vitin 2017 nëse do të fitojë zgjedhjet vitin e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)