Buxhetit të shtetit çdo vit i shmangën 70 milionë euro
Prishtinë, 24 qershor - Buxhetit të Kosovës çdo vit i shmangën 60 deri në 70 milionë euro, duke u ikur kontributeve pensionale dhe tatimeve, si shkak i mosnënshkrimit të kontratave në punës në mes të punëdhënësve dhe punëmarrësve.
Përfaqësues të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPEVZ), të mërkurën në një konferencë për medie, kanë shprehur shqetësimet për mosrespektimin e të drejtave në punëtorëve në sektorin privat, si dhe për mospagesën e 5 përqindëshit për përvojën e punës. Kryetari i SPEVZ-së, Jusuf Azemi, ka thënë se buxhetit të Kosovës i shmangën 60 deri në 70 milionë euro nga mosnënshkrimi i kontratës së punës, pasi punëdhënësit kontributet dhe tatimet i ndalin në buxhetin e tyre personal. Punëdhënësit e kompanive duke i ndalur për vete kontributet dhe tatimet e punëtorëve, buxhetit të shtetit çdo vit ia shmangin 60-70 milionë euro, ka deklaruar Azemi.
Epoka e re