16 Nëntor 2024

Buxheti i vitit 2016 arrin në 1 miliard 598 milion euro

Prishtinë, më 4 nëntor - Komisioni për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e sotme, shqyrtoi në parim Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, të cilin e prezantojë Ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Ministria theksoi se në përgatitjen e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2016 janë marrë parasysh treguesit kryesorë makroekonomikë dhe në harmoni me rregullën aktuale fiskale të deficitit buxhetor. Rritja ekonomike për tri vitet në vazhdim pritet të jetë 4.2% e Bruto Produktit Vendor.

Sa i përket të hyrave të përgjithshme janë planifikuar në shumën prej 1 miliard 598 milion euro që paraqet një rritje prej 4.1% krahasuar me këtë vit dhe 19% më tepër se në vitin 2014. Është paraparë rritje e të hyrave nga Doganat dhe ATK, prej 6.2% respektivisht 6.8%.

Në këtë drejtim janë marrë parasysh edhe zbatimi i ligjeve që ndërlidhen me pakon fiskale dhe Marrëveshja për Stabilizim-Asociim me BE-në. Sa i përket shpenzimeve janë planifikuar në shumë prej 1 miliard e 680 milion euro dhe janë  2% më të larta se së vitin 2015.

Është ndarë buxhet për të mbuluar koston për rritjen e shumës për asistencë sociale, për zbatimin e Ligjit për skemat penisionale të financuara nga shteti, për reformën në administratën publike, për shëndetësi, arsim, rend e siguri, drejtësi dhe fusha tjera. Buxheti mundëson realizimin e  projekte kapitale që janë në zbatim e sipër.

Pas hapjes së diskutimeve, anëtarët e Komisionit paraqiten vërejtjet dhe sugjerimet lidhur me draft buxhetin 2016 dhe nevojën e shqyrtimit të disa çështjeve me rastin e amendamentimit të Projektligjit. Më pas, Komisioni i rekomandoi Kuvendit miratimin në lexim të parë të Projektligjit  për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016.

Komisioni po ashtu shqyrtoi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.04/L-327, të cilën e prezantoi Ministri i Financave, z.

Avdullah Hoti. Z. Hoti sqaroi se ndryshimet kryesore këtë Projektligj kanë të bëjnë avancimin e praktikave të prokurimit publik dhe me krijimin e bazës ligjore për fillimin e zbatimit të prokurimit elektronik, që do të ndikojë në transparencë më të madhe dhe kursimin e mjeteve buxhetor në procesin e zbatimit  të prokurimit publik, avancimin e sistemit të trajnimit të zyrtarëve të prokurimit publik, dhe ndryshimet  e tjera të rëndësishme që e bëjnë prokurimin publik më të efektshëm dhe të zbatueshëm. Komisioni unanimisht i rekomandojë Kuvendit për miratimin në lexim të parë të Projektligjit.

Komisioni gjithashtu shqyrtoi Projektligjin nr.05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit dhe Amendamenteve të Komisioni funksional për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor dhe me disa vërejtje të bëra, e përkrahu procedimin e miratimit të këtij projektligji.

Po ashtu Komisioni vlerësoi se Projektligji nr.05/L-18 për Provimin e Maturës Shtetërore dhe Amendamenteve të Komisioni funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, nuk përmbajnë implikime buxhetore shtesë dhe përkrahu procedimin e miratimit e projektligjit.

Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2015, është shtyrë për një mbledhjet tjetër të Komisionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)