14 Maj 2024

Buxheti i Prishtinës mbi 63 milionë euro

Prishtinë, 27 shtator - Deputetët e Kuvendit Komunal të Prishtinës, me unanimitet të enjten kanë aprovuar Buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2013 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore 2013-2015.

Buxheti komunal për vitin 2013arrin shumë e 63.371.731 euro, për miratim në Asamblenë Komunale.

Kryetari i Prishtinë, Isa Mustafa, tha se buxheti komunal është hartuar me koordinim me të gjitha subjektet politike që janë të përfaqësuara në kuvend.

Kryetari Mustafa tha se këtij buxheti i ka paraprirë një debat i gjerë me qytetarë, nga ku janë marrë parasysh kërkesat dhe sugjerimet e tyre.

Në këtë mbledhje të Kuvendit të Komunës u miratua edhe propozim plani zhvillimor i arsimit të Komunës së Prishtinës, 2013-2017, propozim vendimi për shpalljen e ankandit publik për shitjen e automjeteve që u ka kaluar afati i tërheqjes nga palët.

Në mbledhjen e nëntë të Kuvendit të Komunës, nga drejtori i Arsimit u informuan edhe për fillimit të vitit të ri shkollore si dhe u propozuan emrat e dy këshilltarëve të asamblesë për aksionar të Ndërmarrjes Publike Komunale “Stacioni i Autobusëve”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)