13 Maj 2024

Buxheti i Mitrovicës në vitin 2013 do të jetë 14.8 milion euro

Mitrovicë, 2 tetor - Buxheti i Komunës së Mitrovicës në vitin 2013 do të jetë për 6 për qind më i lartë sesa në vitin paraprak. Kjo rritje është e fokusuar në grandin e përgjithshëm të buxhetit dhe ka ndikuar që buxheti të ketë rritje.

Në vitin e ardhshëm buxheti komunal do të jetë 14,819,775.00 euro. Në këtë buxhet për herë të parë prej përfundimit të luftës nuk është e përfshirë edhe veriu i qytetit, meqë tani buxheti për veri do të ndahet për Zyrën Administrative.

Ndryshe ky buxhet është miratuar në seancën e fundit të KK-së me 25 vota për dhe 9 kundër.

 Nga opozita u vlerësuan pozitivisht dëgjimet buxhetore dhe punëtoria që është mbajtur për të finalizuar projekt-buxhetin e vitit 2013.

Miratimit të buxhetit i kanë paraprirë edhe 10 dëgjime buxhetore të cilat janë mbajtur si në viset urbane po ashtu dhe në ato rurale.

Nëpër këto aktivitete ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Avni Kastrati i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrustem Musa, drejtori për Financa, Rrustem Abiti si dhe zyrtarja për Barazi Gjinore, Besa Veseli.

Po ashtu është mbajtur edhe një punëtori dyditore e mbështetur nga USAID- DEMI, ku kanë marrë pjesë të gjithë akterët kryesorë dhe grupi i grave asambleiste.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)