Buxheti i 2013, policia blen dy helikopterë
Prishtinë, 4 dhjetor - Rreth 11 milionë euro të parashikuara në buxhetin e ardhshëm për Policinë e Kosovës do të përdoren për blerjen e dy helikopterëve për nevojat e saj.
Fillimisht kemi paraparë që të furnizohemi me dy helikopterë të mesëm, dymotorësh. Po e them me dy motorë sepse në ligjet e aeronautikës nuk lejohet të fluturohet përmbi qytete me fluturaken me një motor.\"
\"Me shumën e 11 milionëve ne mund ti blejmë 2 helikopterë dymotorësh me pajisje dhe mundësi intervenuese, është shprehur zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi, për revistën zyrtarë të Policisë.
Sipas tij helikopterët do të ndihmojnë në kontrollimin më të mirë të vijës kufitare dhe një sërë operacionesh të tjera.