Bursat filluan keq
Frankfurt, 27 korrik - Ekuilibri qëndroi i brishtë për bursat evropiane, që hezitojnë për drejtimin që do të marrin, pavarësisht zbutjes së lehtë të regjistruar nga normat e interesit të Spanjës.
Parisi e nisi ditën me një progres prej 0,36 për qind, Londra me 0,01 për qind ndërkohë që Frankfurti regjistroi rënie me 0,21 për qind.
Pak pas hapjes, \"CAC 40\" humbi 0,10 për qind, \"Dax\" 0,44 për qind dhe \"Footsie\" fitoi 0,03 për qind, ndërkaq Milanoja avancoi me 0,22 për qind dhe Madridi humbi 0,24 për qind.