Bundestagu gjerman unik në luftimin e krizës së euros
Berlin, 26 tetor - Kancelarja gjermane Angela Merkel mund të shkojë në samitin e krizës së euros në Bruksel, duke patur mbështetjen e parlamentit gjerman.
Grupet parlamentare të CDU/CSU-së dhe FDP-së si partitë opozitare të SPD-së dhe Të Gjelbërit ranë dakord për një zgjidhje, e cila pritet të votohet këtë të mërkurë me shumicë absolute në Bundestag.
Për të dhënë votën e tij, parlamenti gjerman kërkon vendosjen në nivel evropian të taksës mbi transaksionet financiare si dhe heqjen dorë nga Banka Qendrore Evropiane prej blerjes dhe shitjes së boneve të thesarit nga vendet e dobëta financiarisht.
Nëpërmjet të ashtuquajturës levë, rritet kapaciteti i programit të shpëtimit të euros për dhënien e kredive vendeve në krizë ose bankave nga 440 miliardë euro aktualisht, në më shumë se një bilionë euro.
Zgjerimi i paketës së shpëtimit të euros, shihet si pjesë e rëndësishme e paketës së përgjithshme kundër krizës së euros, i cili pritet të aprovohet ditën e mërkurë në mbrëmje në Bruksel.