Bundesbank do të sjellë një pjesë të arit në Gjermani
Berlin, 17 janar - Banka Qendrore e Gjermanisë është që të sjellë në vend rreth 700 tonë të rezervave të arit që mban në New York dhe Paris, raporton agjencia e lajmeve BBC.
Deri më 2020, gjysma e arit të Gjermanisë do të jetë në kasafortat gjermane, bëri të ditur Bundesbank-a.
Aktualisht në Gjermani ndodhet më pak se një e treta e rezervës së saj të arit. Fillimisht, ari u zhvendos nga Gjermania si një masë paraprake kundër një pushtimi nga Bashkimi Sovjetik.
Bankat qendrore e mbajnë arin jashtë shtetit në mënyrë që të mund të përdoret për të blerë shpejt valutë të huaj në kohë krize. Bundesbank-a nuk do që të mbajë pjesë të rezervave të saj në Paris, duke qenë se edhe në Francë përdoret euro.
Në fund të këtij dhjetë vjeçari, Gjermania do të zvogëlojë sasinë e arit që mban në Nju Jork, nga 45% në 37%.
Asnjë sasi ari nuk do të zhvendoset nga kasafortat e Bankës së Anglisë. Gjermania do të vazhdojë të mbajë 13% të rezervave të arit në Londër, bëri të ditur Banka Qendrore e Gjermanisë.