Bullgaria shtyu hyrjen në Eurozonë
Sofje, 5 shtator - Bullgaria shtyu planet për t\'u bashkuar me eurozonën për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike në Bashkimin Europian dhe pasigurisë për të ardhmen e tij.
Siç deklaroi Ministri i Financave i vendit rregullat e lojës gjithmonë ndryshojnë dhe anëtarësimi në eurozonë do të jetë \"shumë i rrezikshëm\".
\"Njerëzit tanë duan të dinë, mos do duhet të shpëtojmë ne dikë nga default\", - tha zyrtari.
Më parë një deklaratë e ngjashme erdhi nga autoritetet polake. Sipas fjalëve të tyre, Varshava do të bashkohet me eurozonën vetëm pasi të zgjidhen problemet e borxheve në kontinent.