19 Nëntor 2024

Bullgaria, shteti më i varfër në Bashkimin Evropian

Sofje, 14 dhjetor - Bullgaria me prodhimin e brendshëm rreth 30 miliardë euro në vit dhe me një mesatare të të ardhurave prej tre mijë eurove në vit, është shpallur shteti më i varfër në BE.

Klubi i Gazetarëve njoftoi se sipas raportit të Drejtorisë për Statistika të BE-s, Bullgaria dhe Rumania vazhdojnë të jenë shtetet më të varfra në mesin e 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Statistikat kanë treguar se gjendja e vështirë ekonomike e Bullgarisë ka detyruar 1.5 milionë qytetarë të vendit të emigrojnë nga ky vend, gjë që ka shtuar në masë të madhe shqetësimet për fenomenin e ikjes së mendjeve që i përkasin sektorëve jetik të Bullgarisë.

Sipas këtij burimi, për çdo vit rreth 500 emigrojnë nga Bullgaria. Kjo është në kohën kur shteti i Luksemburgut, Austria dhe Irlanda janë prezantuar si shtete më të pasura të Bashkimit Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)