30 Prill 2024

Bullgaria shëmbulli i përkrahjes së ekonomisë së Kosovës

Prishtinë, 17 gusht - Ministri i Bujqësisë së Republikës së Bullgarisë, Miroslav Naydenov, ka marrë pjesë në Forumin Biznesor Kosovë – Bullgari, i organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës.
  
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja, e MTI-së, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar përfaqësuesit bullgarë rreth zhvillimeve të tanishme ekonomike që po bëhen në Kosovë dhe më pas shtoi.

‘’Ky  nuk është një bashkëpunim që nis në kohë emergjente, ndoshta nis në kohë specifike për Kosovën, por gjithsesi se ka një vizion afatgjatë, ne jemi duke kuptuar dita-ditës rëndësinë e orientimit të bashkëpunimit ekonomik nga vendet që na përkrahin edhe politikisht, e që Bullgaria është njëra ndër këto vende”, ka pohuar ministrja Kusari-Lila. Ajo bëri të ditur se sot në nivel të dy qeverive janë dakorduar të krijohen grupe punuese të ekspertëve, të cilët do të shqyrtojnë mundësitë e përafrimit të politikave dhe shkëmbimeve që mund t’i bëjmë në fushën e bujqësisë në veçanti.

Ndërsa ministri bullgar, Miroslav Naydenov, ka premtuar se Qeveria e Republikës së Bullgarisë do të bëj gjithçka të mundshme, që të krijohen kushte më të mira për afarizmin në mes bizneseve bullgare dhe kosovare.

Ndërkaq, ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, ka deklaruar se pa dyshim se rrethanat e reja të krijuara në vendit tonë kanë prodhuar një moment të ri politik dhe po aq edhe ekonomik, që po hapen mundësi dhe shtigje të reja në sferën e ekonomisë, e në veçanti në segmentë të strukturuar të bujqësisë, si në prodhimtarinë primare ashtu edhe në industrinë përpunuese.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se do të intensifikohet bashkëpunim tregtar ne Bullgarinë dhe se bisnesi kosovar është gati të bëjë çdo gjë që të rritet bashkëpunim.

Ai ka pohuar se rrethanat e reja të krijuar po as reciprocitetit bënë që të hapen shtigje të reja të komunikim dhe bashkëpunimit biznesor.

Në fund të takimit afaristët kosovarë dhe ata bullgarë shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në mes tyre për të investuar në fusha me interes të përbashkët.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)