Bullgaria, probleme me bankat, shkak kriza financiare në Greqi
Sofje, 9 mars - Bullgaria, e cila është me deficit më të ulët buxhetor në BE, ka probleme me bankat për shkak të krizës financiare në Greqi. Për këtë paralajmëron agjencia për vlerësim të rrezikut Fiç.
Pothuaj një e treta e bankave bullgare janë pronë e bankave greke, ndër të cilat është edhe Banka Kombëtare e Greqisë.
Masat e ndërmarra nga qeveria greke do të ndikojnë keq mbi fitimet dhe kapitalet e bankave, gjë që do të çojë deri në mungesë stabiliteti financiar në Ballkan.