Bullgaria pro mbikëqyrjes bankare në BE
Sofie, 28 tetor- Bullgaria është pro mbikëqyrjes së njëjtë bankare në BE, por vendi ka kushte të caktuara. Këtë e deklaroi Ministri i Financave, Simeon Djankov në një intervistë për gazetën austriake Kurier.
Ministri Djankov vuri në dukje se Bullgaria dëshiron të jetë me prezencë të barabartë në mbikëqyrjen e Bankës Qendrore Evropiane, si dhe këto të drejta ti kenë të gjitha vendet anëtare.
Sipas ministrit bullgar në çdo rast tjetër do të bëhet diskriminim. I pyetur a do të jetë Bullgaria pjesë e Eurozonës gjatë 2014-ës, ai u përgjigj se Bullgaria do të mbetet jashtë saj.
Ministri financiar theksoi se megjithë masat e shtrëngimit ekonomik, qeveria bullgare gëzon përkrahjen e votuesve.