Bullgaria pret firmat greke
Sofie, 10 qershor - Gjithnjë e më shumë firma greke kërkojnë një mjedis më stabil financiar jashtë dhe vendosen në qytete si ai bullgar Petriç afër kufirit me Greqinë, me rreth 20 mijë banorë.
Bullgaria është tërheqëse për investitorët, sepse këtu tatimet dhe rrogat janë më të ulëta dhe ka sigurim më të madh financiar. Në Petriç zhvillojnë biznes pothuaj 100 firma greke.
Ka restorante, dyqane, kafene. Sipas të dhënave të dhomës tregtare bullgaro-greke afro 40-50 mijë vende pune në Bullgari varen nga firmat greke dhe nga grekët, që vijnë këtu për ti blerë mallrat më të lira bullgare.