Bullgaria përfundon 2012 më 3,5 miliardë euro rezerva fiskale
Sofje, 5 dhjetor - Ministri i financave i Bullgarisë Simeon Djankov shpalli se, viti financiar 2012 i vendit ka përfunduar më mirë nga ajo që ishte pritur.
Për shkak të bollëkut të të ardhurave nga Agjencia Kombëtare mbi të ardhurat dhe doganat, deficiti për vitin e kaluar është 3 herë më i vogël nga ai i parashikuar, që do të lejojë një shtim suplementar të disa prej të ardhurave gjatë vitit 2013.
Rezerva fiskale është me e madhe dhe del në rreth 3,5 miliardë euro, që do të lejojë të përdoren emisione suplementare të letrave shtetërore me vlerë, theksoi ministri i financave.