Bullgaria në vendin e 19-të për nga transparenca buxhetore
Sofje, 28 janar - Bullgaria shtoi transparencën e financave publike, gjë që do të thotë, se të ardhurat dhe shpenzimet shtetërore janë më transparente për shoqërinë.
Analizat i përkasin një studimi ndërkombëtar të organizatës International Budget Partnership.
Sipas rezultateve në krahasim me vitin e kaluar vendi shtoi transparencën e buxhetit shtetëror deri në 65 për qind dhe kjo e radhit Bullgarinë në vendin e 19-të në botë ndër 100 shtete të anketuara.
Dy vendet e para në Evropë zënë Britania e Madhe dhe Suedia.
Transparencë e buxhetit ka të bëjë me informacionin e hollësishëm dhe të kuptueshëm për administrimin e financave publike nga ana e qeverisë.
Kështu shoqëria është në gjendje të vlerësojë efektivitetin e mjeteve të shpenzuara shoqërore.
Mirëpo, çfarë u ndryshua në Bullgari, që të përmirësohet transparenca e harxhimit të mjeteve shoqërore.