Bullgaria ndër vendet më të prekura nga varfëria në BE-në
Sofje, 9 janar - Komisioni Evropian pasi bëri një kontrollim të punësimit dhe zhvillimit social në Evropë gjatë vitit 2012 tregoi, se Bullgaria është ndër vendet më të prekura nga varfëria në mbarë BE-në.
Numri i bullgarëve papunë e radhit shtetin në vendin e tetë në mbarë bashkimin. Me tregues më të keq janë Greqia, Spanja, Irlanda, Sllovakia dhe tri shtetet baltike.
Bullgaria është edhe ndër vendet ku rreziku i varfërisë është më i madh, ndërsa mundësia për dalje nga kjo situatë është më e vogël.
Në këtë grup ajo është bashkë me vende si Rumania, Malta, Greqia, Spanja, Italia dhe Portugalia.