Bullgaria, Maqedonia dhe Kroacia me kompani të përbashkët për letra me vlerë
Shkup, 21 maj - Bursat e fondeve të Bullgarisë, të Maqedonisë dhe të Kroacisë themeluan një kompani për integrimin e tregtisë së letrave me vlerë në tri tregjet. Krijimi i infrastrukturës së re të tregut po realizohet me përkrahjen financiare të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Kompania qendrore do të ndodhet në Shkup, bëri të ditur Bursa Bullgare e Fondeve.