Bullgaria fillon bisedime për aderim në eurozone
Vilnus, 17 janar - Qeveria bullgare do të fillojë bisedime me qeveritë e 19-të vendeve nga eurozona për startim të aderimit të Bullgarisë në bashkimin valutor.
Këtë e njoftoi Ministri i Financave Vlladisllav Goranov në Vilnus.
Ka konsensus politik së shpejti të pranojmë euron, vuri në dukje z. Goranov, por nuk përcaktoi datë për hyrje në dhomën e pritjes ERM2 dhe për futjen e euros në qarkullim. Sipas tij është tepër e mundur të hyjmë të paktën në dhomën e pritjes deri në vitin 2018, kur do të përfundojë mandati i kësaj qeverie.