Bullgaria është shteti më i varfër në gjithë BE-në
Sofje, 27 mars - Komisioni Evropian (KE) caktoi nivelet e varfërisë në Bullgari si tepër shqetësuese.
Në Bullgari pesë herë më shumë njerëz nga niveli mesatar për BE-në jetojnë në mungesa serioze materiale.
Këtë e tregon analiza e BE-së për situatën sociale në vendet anëtare. Masat ekstreme të ekonomive përmirësuan pozitat buxhetore në mënyrë të konsiderueshme, por me çmimin e pakënaqësisë sociale në rritje, shkruhet në kapitullin kushtuar Bullgarisë.
Komisioni Evropian thekson, se protestat masive, që u bënë shkak për dorëheqjen e qeverisë, ishin të provokuara nga faturat jashtëzakonisht të larta të rrymës elektrike. 85 për qind nga të ardhurat mujore të familjeve harxhohet për shlyerjen e faturave.
Në këtë sfond 44 për qind nga bullgarët jetojnë me mungesa serioze materiale. 49 për qind nga popullsia, 52 për qind nga fëmijët dhe 61 për qind nga pensionistët janë të kërcënuar nga varfëria, shkruhet në analizë.