Bullgaria dhe Sllovakia marrëveshje për bashkëpunim ekonomik
Prishtinë, 2 tetor - Zëvendës ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit Ivo Marinov dhe sekretari i shtetit në Ministrinë sllovake të ndërtimit Martin Hren nënshkruan në Sofje një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve.
Dokumenti përfshin partneritet në fushën e tregtisë, investimeve, energjetikës, teknologjive informative dhe komunikacioneve, politikave për inkurajimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, bujqësisë, industrisë ushqimore etj.
Me nënshkrimin e dokumentit përfundoi puna e sesionit të parë të Komisionit konsultativ bullgaro sllovak për bashkëpunim ekonomik.