Bullgaria dhe Rumania tregje të reja bujqësore buzë Danubit
Bukuresh, 11 janar - Ministrat e bujqësisë së Bullgarisë dhe Rumanisë ranë dakord për hapjen e dy tregjeve të përbashkëta bujqësore afër brigjeve të lumit Danub.
Projekti është financuar në kuadër të Programit për bashkëpunim transkufitar. Në këto tregje fermerët rumunë dhe bullgarë do të shesin prodhimet e tyre pa ndërmjetës.