Bullgaria del nga recesioni
Sofje, 1 tetor - Bullgaria doli nga recesioni gjatë tremujorit të dytë të vitit 2010. Këtë e tregojnë të dhënat zyrtare.
Instituti Kombëtar Statistikor i Bullgarisë shpalli, se produkti i brendshëm bruto i vendit evidentoi një rritje nga 0.5 për qind në periudhën nga muaji prill deri në muajin qershor të këtij viti në krahasim me tri muajit e para të vitit.
Ky është tremujori i parë me rritje pozitive pas funtit të vitit 2008. Kështu pas një periudhe njëvjeçare të recesionit u shpall zyrtarisht fundi i tij.