Bullgaria del nga kriza gjatë vitit 2013
Sofie, 23 dhjetor - Për Bullgarinë viti 2013 do të jetë vit i daljes nga kriza, e cila pritet të përfundojë në vitin 2014. Këtë e tha kimisionaria e bashkëpunimit ndërkombëtar, ndihmës humanitare dhe reagime në rast krize Kristalina Georgieva.
Sipas saj ekonomia e Bullgarisë, siç ato të Estonit, Letonisë dhe Lituanisë, tregojnë një qëndrueshmëri fiskale dhe disiplinë financiare. Tani Bullgaria duhet të përqendrohet mbi problemet më serioze, siç është papunësia.
Ajo theksoi, se ky problem zgjidhet më mirë nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Në këtë kontekst zonja Georgieva bëri apel të shfrytëzohet më aktive programi evropian Konkurrueshmëria.