15 Maj 2024

Bullgari, thellohet problemi me papunësinë mes të rinjve

Sofje, 11 prill - Raporti i fundit i Bankës Botërore paraqet të dhëna që gjatë 2050-ës pensionistët në Bullgari do të përbëjnë 33.8 për qind të popullsisë të vendit.

Në Bullgari situata demografike është mjaft e përkeqësuar, po ashtu duket tendenca e emigrimit të shumë të rinjve. Arsyet kanë të bëjnë me të ardhurat e ulëta në Bullgari, si dhe me papunësinë mes të rinjve. Në tregun e punës rinia konsiderohet grupi më i prekur nga kriza ekonomike.

Sipas statistikës së Eurostat-it niveli mesatar evropian i papunësisë tek të rinjtë e moshës deri në 24 vjeç gjatë dhjetorit të 2011-ës është 22.1 për qind. Në Bullgari ky tregues është 26.8 për qind.

Ekspertët nga Instituti për hulumtime sociologjike dhe sindikale pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari raportojnë se situata në vend është akoma me e shqetësuar.

“Duhet marrë në konsideratë jo vetëm të papunësuarit e regjistruar në zyrat e punësimit, por edhe të rinjtë që më shumë se një vit rrinë pa punë, as studiojnë, sqaron znj. Atanaska Todorova, sekretare ekzekutive e konfederatës sindikale.

\"Kuptohet se statistika e agjencisë së punësimit nuk mund ta përcaktojë numrin e saktë të të rinjve pa punë, sepse ata nuk janë të hedhur në regjistër. Sipas nesh papunësia tek të rinjtë e moshës deri në 24 vjeç është 28.9 për qind, ndërsa të papunësuarit e moshës deri në 29 vjeç përbëjnë 26 për qind.”

Në përgjithësi të rinjtë nuk kanë përvojë pune, atyre u mungojnë zakonet e punës së vazhdueshme dhe nuk janë të kualifikuar. Shumë janë të papunësuarit mes të rinjve pa arsim, sepse e kanë braktisur shkollën fillore. Prandaj bëhen të paaftë për konkurrencë në garën e zënies së vendeve të pakta të lira në tregun e punës.

Kur ulet prodhimi i një biznesi, zakonisht të shkurtuarit nga puna janë të rinjtë. Objektivat kryesore të Programit Kombëtar të Punësimit për vitin 2012 janë drejtuar ndaj të rinjve të moshës deri në 29 vjeç, të cilët nuk janë të punësuar.

“Ministria e Punës dhe Çështjeve Politike e Bullgarisë filloi një nismë kombëtare në lidhje me punësimin mes të rinjve gjatë kësaj viti dhe vitin tjetër, thotë ministri Totju Mlladenov. – Dokumenti u shqyrtua në Këshillin Kombëtar të Promovimit të Punësimit dhe së shpejti do të miratohet nga qeveria. Për këtë nismë bashkëpunojnë ministritë e Bullgarisë dhe Shoqata e bashkive me qëllim shfrytëzimin e të gjitha resurseve për t’u përmirësuar situata e papunësisë mes të rinjve. Në vend do të hapen 28 qendra informative, ku do të këshillohet rinia, po ashtu 10 qendra me propozime pune.”

Sipas Ministrit Bullgar të Punës dhe Çështjeve Sociale, z. Totju Mlladenov qëllimi është që pasi i riu ka mbaruar arsimin e vet, në afat 4 mujor ai të gjejë punë ose t’i ofrohet atij mundësi për të vazhduar shkollën më të lartë ose për t’u kualifikuar. Programi evropian “Zhvillimi i burimeve njerëzore” u siguron të rinjve stazh si në administratën shtetërore, ashtu edhe në sektorin privat. Përveç kësaj, inkurajon regjistrimin në zyrat e punësimit, ku të rinjtë përfitojnë nga shërbime të veçanta ndërlidhëse. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)