28 Dhjetor 2024

Bullgari, kriza tashmë nuk është vetëm ekonomike

Londër, 7 prill - Kriza në Bullgari vazhdon të prekë jo vetëm ekonominë, por edhe politikën, paralajmëron Banka Botërore në një raport.

Investimet e huaja në vend janë shkurtuar nga 33% prej Produktit të Brendshëm Bruto gjatë vitit 2008 deri në 6% gjatë vitit 2009, ndërsa papunësia është rritur me më pak se 4% - rritja më e vogël e numrit të të papunëve ndër vendet evropianolindore.

Grupi amerikan i analizave “Roubini Global Economics” gjithashtu parashikon rreziqe të mëdha për politikën në Bullgari.

Në një analizë të grupit theksohet se mbështetja për qeverinë mund të zvogëlohet për shkak të politikës fiskale, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër - për shkak të marrëveshjeve të lidhura midis shtetit dhe biznesit, dhe për të cilat nuk janë parashikuar mjete dhe ka mundësi që të çojnë deri në 7% deficit buxhetor, i cili do të largojë Bullgarinë nga eurozona.

Shteti ka detyrime ndaj biznesit privat me vlerë 750 mln. euro, të cilat duhet të paguhen gjatë këtij viti. “Bullgaria mori shumë lavdërime për deficitin e ulët buxhetor, por ai është arritur në sajë të vonesës së pagimeve nga ana e shtetit”, thekson në analizën e vet “Roubini Global Economics”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)