Bullgari, 80 për qind e qytetarëve jetojnë në mjerim
Sofje, 23 janar - Mesatarisht 288 euro janë mjetet e nevojshme me të cilat duhet të disponojë një anëtar i familjes me katër anëtare në Bullgari që të mund ti paguajë shpenzimet, tregon një studim i Institutit për Hulumtime Sociale pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari.
Konkluzioni është se më shumë se 80 për qind prej bullgarëve jetojnë në mjerim. Me deri në 150 euro jetojnë afro 45 për qind prej familjeve në vend.
Në Sofja shpenzimet janë më të larta në krahasim me qytetet e vogla. Mallrat ushqimore dhe shpenzimet për mirëmbajtjen e shtëpisë janë më të larta, mirëpo edhe niveli i papunësisë është më i ulët dhe pagat janë më të larta.
48 për qind prej shpenzimeve shkojnë për ushqime, kryesisht për mish dhe bukë. Kufizohen shpenzimet për shëndetësinë dhe arsimin.