23 Dhjetor 2024

Buleshkaj dhe Spanca zotohen për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit

Prishtinë, 28 janar - Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit (AKK), Yll Buleshkaj priti në Auditoren e Përgjithshme të Zyrës Kombëtare të Auditimit ( ZKA) znj. Vlora Spanca.

Duke i uruar pozitën e Drejtorit të AKK-së, Audiorja e Përgjithshme znj. Spanca shprehi gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin me AKK-në në komunikimin e rregullt për të trajtuar çështje me interes publik të dyja institucioneve.

Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj tha bashkëpunimi i AKK-së me ZKA-në është me rëndësi dhe i nevojshëm,  veçanërisht për  rritjen e llogaridhënies të institucioneve në menaxhimin dhe raportimin e shpenzimeve të parasë publike.

Në takimin e përbashkët,  dy udhëheqësit e dy institucioneve të pavarura Kosovës u diskuan edhe për përgjegjësitë e ndërsjella dhe vendosjen e komunikimit të vazhdueshëm mes Agjencisë kundër Korrupsionit dhe Zyrës Kombëtarë të Auditimit, me theks të veçantë trajtimin e rekomandimeve në raporteve të ZKA-së,  gjatë procesit të  auditimit të institucioneve publike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)