03 Maj 2024

Bukuritë e Kaçanikut dhe Hanit të Elezit

Prishtinë, 14 dhjetor - Qytetarët e Kaçanikut janë duke përfituar nga shëtitorja e re përgjatë lumit Nerodime. Promenada mundëson edhe lidhjen me qendrën e qytetit dhe parkingun e ri të automjeteve.
 
Projekti prej 61.000 Euro për “Gjelbërimin dhe ndërtimin e shëtitoreve përgjatë lumit Nerodime” krijoi 30 vende të përkohshme të punës, duke përfshirë 20 qytetarë të cilët për një kohë të gjatë kanë qenë të regjistruar si të papunë, 2 qytetarë me aftësi të kufizuara dhe 2 të rinj.

Gjithashtu në shkollën fillore “Emin Duraku” në Kaçanik është ndërtuar edhe fusha sportive multifunksionale, janë krijuar zonat e gjelbëruara, trotuaret, ulëset, shportat e mbeturinave dhe muri i ri mbrojtës i oborrit të shkollës. Nga ky projekt prej 82.000 Euro përfituan më shumë se 1600 të rinjë.

Qendra e Hanit të Elezit gjithashtu duket më bukur duke iu falënderuar projektit prej 40.000 Euro përmes të cilit në qendrën e qytetit u ndërtua një fontanë.

Si pjesë e projektit u krijuan 18 vende të përkohshme të punës, duke përfshirë 14 qytetarë të cilët për një kohë të gjatë kanë qenë të regjistruar si të papunë, një qytetar i moshës së re, dy qytetarë me aftësi të kufizuara dhe një qytetar i komunitetit pakicë. Përveç kësaj, kryesi i punimeve do ta punësoj një qytetar për afat më të gjatë. 

Gjithashtu, në shkollën “Ilaz Thaçi”, në Han të Elezit është ndërtuar fusha sportive multifunksionale, janë krijuar zonat e gjelbëruara, trotuaret, ulëset, shportat e mbeturinave dhe muri i ri mbrojtës i oborrit të shkollës. Nga ky projekt prej 66.000 Euro përfituan më shumë se 1000 të rinjë që jetojnë në atë zonë.

Të gjitha këto projekte i takojnë fazës së parë të projekt propozimeve në kuadër të projektit të BE-së ‘Kosova e Bukur’, i cili u lansua në Qershor të vitit 2011. Në pranverë të vitit 2012, do të shpallet ftesa për projekt propozime të reja, me ç’rast të gjitha komunat e Kosovës do të ftohen të dorëzojnë projekt idetë e tyre për të zbukuruar komunitetin ku jetojnë dhe për të krijuar mundësi punësimi.

Projektet për shkolla janë përzgjedhur nga shkollat fituese në garën për pikturë që është zhvilluar në kuadër të festivalit të fëmijëve “Të luajmë për të gjithë” dhe Projektit të BE-BK, i cili u implementua drejtpërdrejt nga SOS fshatrat e fëmijëve në Kosovë, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Këshillin Danez për Refugjatë (DRC).

Programi për Kosovën e Bukur, ka një fond prej 5 milion eurove, dhe synon të adresoj çështjen e varfërisë dhe papunësinë afatgjatë, duke krijuar mundësi punësimi të ndërlidhura me skemat publike të regjenerimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)