Buffett: Ekonomia amerikane në pozicion të shëndoshë financiar
Washington, 29 shkurt - Miliarderi amerikan Warren Buffett mbetet optimist për ekonominë amerikane, pavarësisht nga retorika aktuale.
Në letrën e tij të përvitshme drejtuar aksionarëve Berkshire Hathaway, Buffett u kërkon investitorët e tij të mos i kushtojnë shumë vëmendje propozimeve të kandidatëve për president.
Buffett thotë se ai ende beson se ekonomia amerikane mbetet në një pozicion të shëndoshë financiar.
Ndërkohë, 85-vjeçari ka përdorur letrën e tij vjetore edhe për të diskutuar lëvizjet e Berkshire-it vitin e kaluar.
Ai mbrojti praktikat e kreditimit të Berkshire për kompainë Clayton Homes, si dhe partneritetin e saj me firmën braziliane të investimeve 3G Capital.