BSPK shënon Ditën Ndërkombëtare të Punës
Prishtinë, 1 maj - Me 1 Maji të këtij viti, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) do ta shënoj Ditën Ndërkombëtare të Punës me një varg aktivitetesh.
Lidhur me aktivitetet e kësaj dite, do të angazhohet edhe Rrjeti i të Rinjve Sindikalist i BSPK-ës.
Në kuadër të këtij shënimi, BSPK do të ngjis pllakate nëpër vende të dukshme të qytetit, në të cilat shkruan: 1 Maj, Dita Ndërkombëtare e Punës me një foto-mesazh nën të cilën është shënuar edhe slogani: Bashkimi e bën fuqinë.
Pos aktivitetit të cekur, Rrjeti i të Rinjve Sindikalist i BSPK-ës në dy pika të caktuara do ta bëj shpërndarjen e fletëpalosjeve, në të cilat janë shënuar të drejtat themelore të punëtorëve, me qëllim të rikujtimit që ato mos të cenohen nga partnerët social.