BSPK: Qeveria t'i paguaj rrogat për 2 muaj ndryshe përballet me gjyq
Prishtinë, 27 dhjetor - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosvës (BSPK), në konferencën përmbyllëse të fundvitit, i ka bërë thirrje qeverisë që t`i paguaj pagat e mbetura për janar dhe shkurt në mënyrë retroaktive, në të kundërtën do të përballet me gjyq.
Kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi, tha se gjatë javës do ta takojë kryeministrin e vendit, Hashim Thaçin, për t`ia sqaruar siç, tha ai, se vendimet e Qeverisë duhet të respektohen.
Vitin që po e lëmë pas, Arifi e vlerësoi të suksesshëm, ndërsa për përqarjet në BSPK që ndodhën gjatë vitit, tha se kanë qenë sfida që janë tejkaluar.
Buxheti i BSPK-së për vitin e ardhshëm llogaritet rreth 150 mijë euro, i cili mbështetet vetëm nga anëtarësia.