10 Maj 2024

BSPK proteston sot kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike

Prishtinë, 20 shtator - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka paralajmëruar për sot protesta kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike, përfshirë këtu Postë-Telekomin e Kosovës dhe Korporatën Energjetike, si dhe likuidimin e Trepçës.   .

Kryetari i këshillit organziativ të protestës, Alush Sejdiu ka theksuar se BSPK ka kërkuar ndërprerjen e procesit të privatizimit të tri ndërmarrjeve publike, Postë Telekomit të Kosovës, Distribucionit të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe Trepçës.

“Tani tendenca e privatizimit të edhe këtyre 3 ndërmarrjeve publike që kanë ngelë, duhet të ndërpritet. Ne mendojmë dhe jemi shumë të bindur se nuk është momenti i duhur për privatizim dhe do ta rëndojë edhe më tepër gjendjen e rëndë ekonomike të popullatës së Kosovës”, theksoi Sejdiu.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje konsideron se protesta e lajmëruar nga BSPK është një akt i domosdoshëm, të cilin Lëvizja Vetëvendosje! e përkrah fuqishëm.

Çështja e ngritur nga sindikatat është e drejtë dhe vendimtare për zhvillimin e vendit tonë, dhe i prek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Për këtë arsye Lëvizja Vetëvendosje! i bën thirrje të gjithë qytetarëve që nesër të bashkohen në shesh kundër procesit të privatizimit që po e çon vendin drejt greminës. 

Nderkaq Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka thënë se privatizimi i ndërmarrjeve publike në Kosovë do të vazhdojë, në përputhje me vendimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pavarësisht të gjitha kundërshtimeve nga palë të ndryshme brenda apo jashtë Kosovës.

Sipas Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, gjatë këtij viti pritet të shpallet kompania fituese për privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së.

Distribucioni i KEK-ut është shitur në qershor, ndërsa muajin e ardhshëm pritet të nënshkruhet kontrata me konsorciumin fitues “Limak&Çalik”.

Ende nuk ka asnjë vendim për privatizimin apo për likuidimin e kombinatit “Trepça”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)