20 Nëntor 2024

BSPK proteston më 29 maj

Prishtinë, 15 maj - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka caktuar mbajtjen e një proteste me 29 maj, me moton “Pesë minuta para dymbëdhjetëve”, përmes së cilës do të kërkohet realizimi i kërkesave të punëtorëve, të cilëve po iu shkelen të drejtat.

Përmes kësaj proteste do të kërkohet zbatimi i ligjeve në praktikë, nënshkrimi i marrëveshjes kolektive, zbatimi i marrëveshjes për pagën minimale prej 220 euro, miratimi i Ligjit për pensionistët, pranimi i stazhit të punës prej vitet 1990-1999 si dhe krijimin e një fondi social për punëtorët, të cilët privatizimi i ka lënë pa punë.

Kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi, tha se është krijuar një praktikë e keqe që të mos protestohet për një maj, por të festohet. Megjithatë, ai thotë se për protesta ka vend gjatë gjithë majit por edhe muajve tjerë dhe se nuk është vetëm një maji, data kur duhet të protestohet. “Dita e 1 Majit është ditë që bëhen protesta gjithkund dhe në shtete më demokratike. Është një praktikë e keqe tek ne, që 1 Maji është festë, jo protestë”, tha ai.

Kryetari i Këshillit organizativ të Protestës, Fehmi Pajaziti në një konferencë për media, bëri të ditur se protesta do të fillojë në ora 11.55 nga Sheshi 21 , për të vazhduar tek Grandi dhe për të arritur para teatrit Kombëtar, në sheshin “Nëna Terezë“.

“I bëjmë thirrje klasës punëtore në nivel vendi që ditën e 29 majit, t’i bashkëngjiten protestës së organizuar me një arsye apo një moto të vetme, përmirësimi i kushteve për të gjithë punëtorët në nivel rajoni të Kosovës, pa dallim cilës sindikatë apo kujt i përket. Sepse dihet që BSPK është subjekt i të gjithëve, ku përfshihen të gjithë pa dallim. Iu bëjë ftesë të gjithë sindikatave që t’i bashkëngjiten protestës për të mirën e punëtoreve”, tha ai.

Kësaj proteste do t’i bashkëngjitet edhe Federata Sindikale e Pensionistëve të Kosovës, të cilët pritet të dalin me kërkesat e veta.

Riza Shala, nga federata sindikale e pensionisteve të Kosovës, thotë se në këtë protestë ata do të jenë pjesëmarrës, duke u nisur nga fakti që fati i punëtorëve dhe pensionistëve, është i lidhur ngushtë me njëra tjetrën. “E keni të qartë pozitën e pensionisteve, e cila që 13 mbetet e pazgjidhur. Ju e dini që ky është rast unikat në botë. As kund nuk ka që janë lënë kështu pas dore”, tha ai.

Ndryshe, kërkesat e pensionistëve janë mos aprovimi i Ligjit që është në procedurë, pasi që konsiderojnë që ai nuk i plotëson kërkesat dhe nevojat minimale të pensionistëve dhe është një ligj diskriminues.

Kërkesë tjetër është edhe që mesatarja e pensionit të mos jetë më e vogël se 60 për qind e pagës mesatare në vend, të formohet Fondi i Sigurimit pensional dhe invalidor dhe kërkesa tjera, të cilat do të jenë pjesë e kërkesave në protestën e 29 majit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)