20 Nëntor 2024

BSPK protestoi për të drejtat e punëtorëve

Prishtinë, 29 maj - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), se bashku me punëtorët, të papunët, studentët, shoqërinë civile dhe pensionistët kanë protestuar me moton “pesë minuta para dymbëdhjetëve”.

Rreth 200 punëtorë kosovarë protestuan sot në Prishtinë për kushte më të mira të punës në sektorin publik e privat.

Këto protesta sipas BSPK-së vijnë për shkak të gjendjes aktuale dhe shqetësimeve te grumbulluara lidhur me të drejtat që u takojnë punëtorisë kosovare.

BSPK nëpërmjet kësaj proteste ka kërkuar zbatimin e ligjeve për të drejtat e punëtorëve në praktikë, nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, zbatimin e marrëveshjes për pagën minimale prej 220 euro, miratimin e ligjit për pensionistët, pranimin e stazhit të punës për vitet 1990-1999, krijimin e fondit social për punëtorët dhe funksionimin e Odës së Veçantë të Gjykatës Supreme për 20% nga privatizimi i ndërmarrjeve.

Rreth 200 punëtorë kosovarë protestuan sot në Prishtinë për kushte më të mira të punës në sektorin publik e privat.

Naxhije Salihu punoi në Kombinatin e Tekstilit plot 32 vite. Salihu iu bashkëngjit protestës siç tha ajo për të kërkuar statusin e pensionistes. “Prej të 90-ve nuk jam tu punu ma, shetitna rrugëve, shkoj për ndihma sociale ”, tha ndër tjerash ajo.

Shaip Qorri, punëtor i ''Ferronikelit'' përmes protestës ngriti zërin për marrjen e 20 përqindëshit nga procesi i shitjes.

Ndërsa, kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi tha se protesta erdhi pasi kërkesat e punëtorëve nuk u realizuan përmes dialogut me Qeverinë siç ishte pritur.

“ Të gjitha kërkesat tona mbetën në sirtarin e Qeverisë. Kërkesat tona janë të realizueshme sepse ne nuk kemi kërkuar diçka që nuk mund të realizohet”, tha Arifi.  

Kreu i BSPK-së, Haxhi Arifi, tha se “nëse kërkesat nuk përmbushën, BSPK-ja do të merr hapat, të cilët deri më ma tash nuk i ka ndërmarrë”.

"Kërkojmë miratimin e ligjit për pensionistët, kërkojmë pranimin e stazhit të punës për vitet 1990 – 1999, kërkojmë krijimin e fondit social për punëtorët, që privatizimi i la papunë si dhe kërkojmë funksionimin e Odës së Veçantë të Gjykatës Supreme për 20 për qind nga privatizimi i ndërmarrjeve”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)